Deputeti i PD Klevis Balliu foli në emisionin “FactCheck” të gazetarit Arsen Rusta për projekt-ligjin e iniciuar prej tij, ku synohet që paratë e konfiskuara nga krimi të shkojnë për viktimat e krimit, çiftet e reja, apo policët. Balliu theksoi që krimi i organizuar shpesh pastron para në apartamente, dhe do ishte mirë që ato të shërbenin për qytetarët dhe jo të përdoren për interesat e mazhroancës.
"Kemi thirrur në Komision për Punët e Brendshme edhe ministren, edhe drejtorin e policisë dhe në axhenë ka qenë mungesa e sigurisë në vend. Janë regjistruar viktima, kalimtarë, civilë që kanë mbetur të vrarë për shkak të përplasjes së bandave. Rasti Don Boskos, Memaliaj, Dobraç, kështu që do ishte më e drejtë që pasuritë e konfiskuara nga bandat të shkonin për qytetarët që kanë mbetur viktimë e këtyre ngjarjeve dhe çifteve të reja. Krimi i organizuar në masë pastron paratë në ndërtim dhe ka apartamente që mund të shërbejnë për qytetarët, ciftet e reja, apo efektivët e policisë që me rrogat mjerane s’kanë mundësi të sigurojnë një shtëpi. Pikënisja e pr.ligjit ka qenë nga debatet në Komisionin e Puneve të Brendshme. Këto asete këta (mazhoranca) i përdor për interesat e veta dhe u thonë që këto para do t’i nxjerrim në ankand dhe mund t’i blini përsëri".



