Miftaraj: Kurti të përdorë gjuhë më të moderuar në raport me veriun e Kosovës. Takimi i Brukselit nuk do të shënojë ndonjë progres (VIDEO)

Miftaraj: Kurti të përdorë gjuhë më të moderuar në raport me veriun e Kosovës. Takimi i Brukselit nuk do të shënojë ndonjë progres (VIDEO)

Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës të shoqëruara me tensione, për analistin dhe drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, janë treguesi i qartë se Serbia vazhdon të shfrytëzoj strukturat paralele të veriut për destabilizimin e vendit.

Miftaraj në edicionin e lajmeve në MCN tv, kritikoj gjuhën, sipas tij të pakontrolluar të kryeministrit Albin Kurti përkitazi me këto zhvillime dhe cilësoi faktin se ai do duhej të kishte përdorur një gjuhë më të moderuar në raport me veriun dhe vetë çështje e dialogut Kosovë-Serbi.

Republika e Kosovës me theks te veçantë kryeministri Kurti, apo edhe zv.kryeministri Bislimi, që është negociator i Kosovës me Serbinë, do të duhej të kishin një gjuhë shumë më të moderuar qoftë me veriun e Kosovës, qoftë në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ne e kuptojmë qeë e vetmja mënyre e Serbisë për të ushtruar presion te Republika e Kosovës, është duke shfrytëzuar strukturat paralele ose ilegale qe i ka në veriun e Kosovës.

Për vet faktin se nnë pjesën veriore grupe kriminale, të cilat financohet nga Serbia dhe vet presidenti Vucic, do të duhej të ishin alarm në radhë të parë për bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet të cilat do të duhej të kishin një zë më të fuqishëm kritik ndaj Serbisë, për të mos përsëritur sulme të tilla ndaj Kosovës.

Ajo që ishte për tu përshëndetur ishte gjuha e përdorur nga SHBA, BE dhe NATO ndaj Serbisë, dhe në këtë drejtim besoj qe Kurti dhe Republika e Kosovës, do të duhej që kishte një koordinim me NATO-n në Kosovë.

Me Kforin, me partnerët ndërkombëtar dhe gjuha kërcënuese do të duhej të vinte nga ndërkombëtare dhe më pak nga kryeministri, sepse Kosova si një vend që aspiron në BE, ka nevojë për investime dhe siguri dhe në një farë mënyre gjuha e pakontrolluar dhe fjalori i tillë mund të ndikojë që të tremben investitorët dhe në një farë mënyre të largojë Kosovën drejt ambicieve të saj ne integrimin evropian.

Nga takimi mes Borell dhe Kryeministrit Kurti e Presidentit të Serbisë Vuçiç më 18 gusht, drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, nuk pret ndonjë zhvillim produktiv, pos sipas tij një zbutje gjakrash mes dy vendeve të tensionuara.

Republika e Kosovës, do te duhej të kishte një prioritet mbi prioritet marrëveshjen finale me Serbinë, e cila edhe siç është thënë nga presidenti amerikan Biden, duhet të përfundoj me njohjen e ndërsjellë apo reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që besoj se për Kosovën, nuk është ndonjë hap produktiv është që në dialogun në Bruksel që diskutohen për çështje të brendshme apo që nga dialogu politik e kthejnë në dialog teknik.

Prandaj, nuk e besoj se as takimi i radhës në Bruksel do të ketë ndonjë progres apo arritje te veçantë, por më shumë do të jetë si një takim ku do të zbuten gjakrat mes palëve.

Pos kësaj, drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, foli edhe për gjetjet e fundit të IKD-së lidhur me gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Sipas tij, raporti sa i takon  Departamentit të Krimeve të Rënda (DKR) në Gjykatat Themelore dhe Prokuroritë Themelore, ka gjetje që lidhen me mungesën e efikasitetit në punën e gjyqësorit, të përcjella me vonesa të paarsyeshme në trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve gjyqësorë, ku edhe pse ka rritje të numrit të gjyqtarëve, ato nuk përkthehen me efikasitet dhe performancë, por në dembelizëm dhe vit pas vitit ngelen më pak lëndë të zgjidhura se vitet paraprake. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy