
Kriptovaluta aq e përfolur kohët e fundit, "Libra", mund të mos futet fare në treg për shkak të problematikës së lindur nga vëmendja e madhe dhe rrjedhojave që e gjitha kjo mund të ketë.
"Libra ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme nga qeveritë dhe autoritetet dhe ne presim që kjo vëmendje të vazhdojë. Pranimi në treg i kësaj monedhe mund ta bëjë subjekt të rreziqeve të konsiderueshme. Për këtë arsye, nuk ka siguri që "Libra" do të vihet në dispozicion në kohën e duhur, ose fare. Edhe përvoja me monedhat digjitale dhe teknologjinë blockchain mund të ndikojë në aftësinë tonë për të zhvilluar dhe sjellë me sukses këto produkte dhe shërbime në treg", deklaron Facebook. /Ansa/



