Protesta e opozitës/ Veliaj: Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-s!

Protesta e opozitës/ Veliaj: Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-s!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi për protestën e sotme të opozitës përpara institucionit që drejton duke theksuar se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-s!

Veliaj ka publikuar edhe pamjet e një efektivi policie teksa mbron kolegët nga shpërthimi i një flakadani.

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda!

Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote!

Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompensuar votat e protestuesit që s'të mbështesin.

Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmendit e Brojkës. Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës!

Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve!   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy