Komisioni Hetimor për Metën miraton sot raportin që do të dorëzohet në Kuvend

Komisioni Hetimor për Metën miraton sot raportin që do të dorëzohet në Kuvend

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta pritet të miratojë sot raportin e tij paraprak që do të dorëzohet në Kuvend.

Anëtarët e mazhorancës thanë një ditë më parë se kreu i shtetit ka cenuar marrëdhëniet me partnerët dhe se me deklaratat e tij për nxitje dhune ka kryer vepër penale.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës në fund të punës së tij, do t’i paraqesë Kuvendit një raport.

Raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor që kërkon shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar pritet të votohet nga kuvendi brenda javës së parë të Qershorit.

Ky i fundit, nëse e voton shkarkimin e Metës, e çon çështjen më pas në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetuesja është ajo që ka vendimin përfundimtar mbi fatin politik të presidentit, nëse ai qëndron në detyrë apo jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy