“Investimi në Zvërnec nuk ndalet.” Kështu tha Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, lidhur me protestat për projektin në Zvërnec.
Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet.
Ai shtoi se turizmi mbështet 1 në çdo 4 vende pune dhe se rritja e numrit të turistëve është arsyeja kryesore e rritjes së ekonomisë.
Prej disa ditësh janë organizuar protesta nga qytetarët, kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.



