Fico: Në disa vende të BE funksionojnë kooperativat, në Shqipëri ka munguar mbështetja financiare

Fico: Në disa vende të BE funksionojnë kooperativat, në Shqipëri ka munguar mbështetja financiare

Fatos Fico, ekspert i zhvillimit rural, duke folur në “MCN Economy” mbi kooperativat në bujqësi, theksoi se në Shqipëri trashëgimia është jo e mirë pasi ka munguar ana financiare dhe nuk janë mbështetur kostot. Megjithatë Fico shtoi se shteti s’duhet të luajë rol primar, por duhet t’ia lërë në dorë tregut dhe vullnetit të fermerëve, duke i mbështetur incentivat e tyre. Fico tha se bashkëpunimi i fermerëve bën që të merren këshillime më të mira nga tregtarët e imputeve dhe të marrin çmimin më të mirë.

Është thënë qe ne kemi një trashëgimi jo të mirë lidhur me kooperativat. Bashkëpunimi presupozon që ka një kosto të shtuar. Prandaj duhet mbështetur ky bashkëpunim duke i subvencionuar, duke mbështetur këtë kosto të shtuar mes aktorëve. Kemi pasur ligje të mira në letër, por u ka munguar ana financiare. Ka qenë e parashikuar që mos paguanin taksa për disa vite, por në fakt Ministria e Financave nuk e njihte. BE bashkëpunon me kooperativa, në Spanjë, Irlandë, Holandë, Itali, janë tipike kooperativat. Funksionojnë sepse janë edhe incentivat financiare që bëjnë të mundur funksionimin e tyre të përbashkët, duke u mbështetur kostot. Për fat të keq te ne asnjëherë s’është mbuluar kostoja shtesë e bashkëpunimit. Nuk besoj se shteti duhet të luajë rol primar, sepse shteti shumë herë gabon. Qeveria shumë herë s’është aktori më i mirë i mundshëm. Duhet t’ia lëmë tregut, dëshirës dhe vullnetit të njerëzve. Ne duhet të krijojmë kushtet, inciativat që ato të bashkëpunojnë. Është e mira që shpenzimet në fillim të mbulohen me fonde publike dhe incentiva. Bashkëpunimi s’është qëllim në vetvete. Duhet të dalësh me produkte në sasi të caktuar, që duhet të kapësh një çmim të caktuar. Bashkëpunimi është i domosdoshëm edhe në blerjen e imputeve, sepse njerëzit kanë shumë probleme. Duke blerë të bashkuar, janë në gjendje të marrin këshillim më të mirë nga tregtarët e imputeve dhe të marrin çmimin më të mirë. Ka të mirën e tij bashkëpunimi por edhe kosto. Kostoja humane mund të jetë e papërballueshme. Bashkëpunimi kërkon mirëbesim, që për fat të keq, mirëbesimi dhe transparenca mungon. Është e vështirë që njerëzit të binden që dikush brenda shoqatës apo organizimit nuk po abuzon”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy