Kalemaj: Ballkani i Hapur, një projekt i destinuar për dështim

Kalemaj: Ballkani i Hapur, një projekt i destinuar për dështim

Nisma Ballkani i Hapur, e nisur 5 vite më parë si Shengen Ballkanik, për t’u shtrirë më tej në çdo aspekt të jetës ekonomike e politike në rajon, ka reshtur së funksionuari prej gati një viti.

Në studion e MCN Economy, politologu Ilir Kalemaj analizoi efektet e këtij projekti që nuk u finalizua asnjëherë.

Nuk funksionoi. Ky projekt u anatemua dhe u kundërshtua nga Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi. Ky ishte projekt i destinuar për dështim.

Serbia ka GDP gati 70 miliardë euro. Shqipëria e ka më pak se tre herë më të vogël. Maqedonia e Veriut akoma më të vogël. Pagën mesatare Shqipëria e ka gjysmë për gjysmë me Serbinë. Por si ka mundësi që në tregun shqiptar është mielli serb, po qumështi?

Pas Ballkanit të Hapur po të shikoni deficitin tregtar është rritur ndjeshëm me Serbinë dhe Maqedoninë. Nuk mund të bësh tregti të lirë, sepse vendet fqinje e subvencionojnë. Maqedonia e financonte bujqësinë 270 milionë euro, nga këto 170 nga fondet IPARD. Në Shqipëri ka zero fonde IPARD për shkak të abuzimit. Natyrisht që shumë produkte do të vijnë më të lira nga Maqedonia e Veriut.

Kalemaj shtoi se Ballkani i Hapur është pararendur nga shumë marrëveshje të tjera.

Ne kemi 77 marrëveshje rajonale, para Open Balkan. Një prej tyre është CEFTA. Po të shikoni, gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj, tregtia e këtyre vendeve është e orientuar me vendet e Perëndimit. Vende si Shqipëria kanë një partner tregtar të madh, si Italia. Serbia e ka më të diversifikuar. Dhe ka partnerin më të madh Gjermaninë. I vetmi vend që ne kemi pasur bilanc pozitiv është Kosova. Open Balkan gjeti këtë situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy