Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën para pak minutash në aksin rrugor Pogradec -Lin, në afërsi të fshatit Udenisht. 3 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve janë turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa maqedonase.
Mësohet se e plagosura e tretë (drejtuesja e mjetit tjetër) ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.



