
Teksa 14 maji është zgjedhur si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend, opozita duket të jetë më e bashkuar për të konkurruar në këto zgjedhje.
Endrit Braimllari, nënkryetar i Partisë së Lirisë, tha në studion e “MCN live” se kjo është një betejë kombëtare e cila do ta gjej opozitën të bashkuar sepse anëtarët e saj e ndjejnë bashkimin kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të kthyer demokracinë në vend. Kemi nisur fazën e organizimit, jemi në komunikim të koordinimit me opozitën për një nisur një frymë ekipi që po funksionon shumë mirë, dhe besoj e ka një unifikim të strukturave poshtë për organizimin e fushatës dhe të shkuarjes te qytetari.
Ajo që na bën bashkë është keqqeverisja e Edi Ramës, dhe për çdo anëtar të PL dhe të PD, për ti bashkuar energjitë kundër tij.
Pra, 14 maji është betejë kombëtare, sepse janë zgjedhjet më të rëndësishme sesa ardhja e pluralizmit në ’91, sepse Rama sot ndërton çdo gjë në këtë vend, dhe energjia e votës opozitare dhe e qytetarëve duhet të jetë më e madhe sesa e mazhorancës elektorale.
Braimlari, thotë se sipas sondazheve, kandidatët e opozitës do të jenë triumfues në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Kemi përballë një betejë kombëtare, ky është qëllimi serioz sepse me këtë ndahet përgjithmonë kthimi i demokracisë në vend, ose vazhdimi i autokracisë
Partia e Lirisë, do të përkrahë maksimalisht kandidatët e PD-së në betejën për 61 bashkitë. Normalisht ne do të kandidojmë me listën e këshilltarëve por do të kemi beteje të fortë për Elbasanin, Tiranën e Durrësin.
Sipas sondazheve tonë, do të kemi fitore historike në tre bashkitë e vendit, sondazhet na nxjerrin fitues bashkitë e Tiranës, Durrësit e Elbasanit, e kam fjalën për kryetarët e bashkive.



