Debati për rikonstruksionin e monumenteve historike, rasti i Katedrales së Parisit

Debati për rikonstruksionin e monumenteve historike, rasti i Katedrales së Parisit

Shembja e Teatrit Kombëtar të dielën e shkuar shkaktoi zemërim te artistët që e mbronin prej mëse dy vjetësh, por edhe te qytetarë të shumtë të Tiranës. Aty ku deri para një javë qëndronte një teatër i ndërtuar që në vitin 1938, sot kanë mbetur vetëm rrënojat. Por debati për ruajtjen e objekteve që kanë vlera historike përballë urbanizimit modern vijon, ndërsa frika se Teatri mund të jetë thjesht “viktima” e radhës është më e madhe se para disa kohësh.

Rasti i Notre Dame, e cila u dogj nga një zjarr aksidental në fillim të vitit të kaluar, hapi diskutime për mënyrën e restaurimit, që do t’i ruajë sa më shumë karakterin e Katedrales së Parisit. TvT.al solli pak ditë më parë opinionin e Paul Binskit, që mbronte restaurimin në mënyrë besnike të objektit, duke i ruajtur çdo element që i jep atij vlerë historike.

Shkrimi më poshtë, i botuar në forumin e revistës “Apollo” në vitin 2019, ka një këndvështrim tjetër: rikonstruksion po me elementë modernë.   

Nga Douglas Murphy

Ishte një çlirim i madh kur mësuam se zjarri në çatinë e Notre Dame nuk do të mund ta shembte përtokë dhe kubetë prej guri e kishin izoluar zjarrin në pjesën më të madhe të ndërtesës. Por ky çlirim u rëndua nga një ankth i ri: Çfarë do të bëjmë me monumentin e dëmtuar?

Edhe më përpara më kishte zemëruar vreri i hedhur nga disa figura të arkitekturës bashkëkohore skoceze, që sugjeronin se Shkolla e Artit në Glasgou (e cila u dëmtua nga një zjarr në vitin 2018) do të restaurohej duke iu përshtatur një dizajn i ri i brendshëm, i cili do të zgjidhej në një konkurs. Në fakt, ai ishte një rast shumë i qartë dhe i lehtë për t’u zgjidhur, e megjithatë vizioni unik i Charles Rennie Mackintosh* padiskutim e meriton rindërtimin e një kopjeje – por natyra sinkretike e arkitekturës gotike të katedrales i vë oportunistët përpara një çështjeje më të komplikuar.

Brenda dy ditësh, qeveria franceze njoftoi një garë ndërkombëtare  për zëvendësimin e majës kryesore, rënia e së cilës krijoi pamjen më shokuese nga zjarri. Kryeministri Eduard Philipe tha se dizajni i ri do të “përshtatet me teknikat dhe sfidat e kohës” dhe në ditët dhe javët që pasuan, faqet e shtypit u mbushën më propozime dhe sugjerime nga arkitektët.

Shumë prej këtyre të fundit ishin provokime: dizajneri Methieu Lehanner imagjinonte një strukturë në formën e flakëve, ndërsa historiani Tom Wilkinson, në një shkrim për “Domus”, bëri propozimin modest të shtimit të një minareje, çka ngjalli zemëratën e ekstremit të djathtë.

Interesi publik në këtë histori sjell një mundësi të rrallë për arkitektët dhe dizajnerët për të arritur audienca shumë përtej impaktit të tyre normal dhe në këtë mënyrë, cilido individ me akses në Photoshop dhe pesë minuta kohë mund të kontribuonte në mediat sociale.

Sugjerime të tjera ishin më pak ekzotike: ato përfshinin rindërtimin besnik të çatisë dhe majave të saj, por me çelik dhe xham. Disa arkitektë të njohur e thanë fjalën e tyre: Massimiliano dhe Doriana Fuksas sugjeruan një çati të re prej kristali Baccarat, ndërsa Norman Foster shprehu dëshirën për të hyrë në garë, duke sugjeruar edhe ai një çati xhami mbi origjinalen.

Fakti që Foster donte të përfshihej flet shumë: ai është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të tendencave, të cilat theksojnë aspektet teknologjike të ndërtimit. I lindur në vitin 1935, ai ishte një nga pionierët e High-Tech-ut britanik, një qasje që bën bashkë estetikën utopiste hapësirë-kohë me traditën e inxhinierëve gjenialë të shekullit XIX, dhe përfundimisht u bë stili i zgjedhur për teknokracinë e mijëvjeçarit. High Tech pati më pak ndikim nga arkitektura klasike apo kubizmi konkret i modernizmit të vonë dhe dukej më gotik me pamjen “e padisiplinuar”, me shprehinë e gëzueshme të strukturës dhe pragmatizmin e dukshëm të muratorëve mjeshtra.

Duke mbrojtur opsionin e një ndërtimi të ri, Foster flet për “traditën e ndërhyrjeve të reja” në katedralen gotike. Kjo e ka origjinën në periudhën e ndërtimit, por indirekt u referohet edhe rinovimeve dhe përshtatjeve me klasiken që ajo pësoi përgjatë viteve. Kjo retorikë shtrihet gjithashtu në hisotirnë e “restaurimit”, që në shekullin e XIX kur u riparuan katedralet, por përgjatë procesit u shndërruan në konfeksione të vetvetes. Në rastin e Notre Dame, kjo u bë nga Viollet-le-Duc. Zëvendësimi që i bëri pjesës së ngritur në çati, e kujtojmë shpesh, ishte një shtrembërim i asaj që përfaqëson arkitektura gotike e mirëfilltë.

Kjo i shkon përshtat asaj që ishte vetë rikonstruktuesi Viollet-le-Duc, në shkrimet dhe leksionet e tij, një avokat i stileve të reja të ndërtimit, që rrjedhin nga kombinimi i gotikes me tektoniken dhe inovacionit në teknologjinë e hekurit dhe qelqit.

Perspektiva e tij ambicioze, por e dalë mode ka cilësinë e ilustrimeve të vjetra të makinave fluturuese të së ardhmes, por e bën retorikën të zhvendoset nga struktura mbështetëse prej guri te propozimet e sotme prej çeliku dhe xhami. Shumë varet ende nga politikat end të pashpalosura të punës riparuese, por na pëlqen apo jo, ato mbrojnë opsionet e reja për Notre Dame dhe janë të pajtueshme me të.

Douglas Murphy është autori i “Nincompoolis: Marrëzitë e Boris Johnson”. 

* * *

*Arkitekt skocez, projektues dhe artist. Qasja e tij artistike kishte shumë të përbashkëta me simbolizmin evropian.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy