Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i është përgjigjur 10 pyetjeve të KQZ, lidhur me shqetësimin e hasur së fundmi nga disa qytetarë për ndryshimin e adresave që sipas tyre, mund të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
Në përgjigjen e Drejtorisë së Gjendjes Civile, nuk ka asnjë rast që të ketë pasur ndryshim të regjistrit të gjendjes civile të shtetasve nga një njësi vendore në një tjetër, pa kërkesën apo vetëdeklarim të kërkuar nga vet shtetasit.
Në letër thuhet se nuk ekziston asnjë mundësi që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh, dhe njëkohësisht në një qark tjetër në ekstraktin e popullsisë.
PYETJA: A ekziston mundësia që zgjedhësit të jenë në listat e një qarku për efekt zgjedhjesh dhe njëkohësisht të jenë në ekstraktin e popullsisë së një qarku tjetër?
PËRGJIGJIA: Jo, nuk ekziston një mundësi e tillë, pasi çdo rekord në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile mund t’i caktohet vetëm një kod i zyrës së gjendjes civile.
PYETJA: A ka raste të ndryshimit të regjistrit të gjendjes civile të shtetasve nga një njësi vendore në njësi tjetër pa kërkesë/vetëdeklarim të shtetasit?
PËRGJIGJIA: Jo, nuk ka raste.





