Forcat ajrore ukrainase goditën pozicionet ruse në Ukrainën jugore njëmbëdhjetë herë, duke vrarë 17 ushtarë rusë.
Kjo është raportuar nga gazeta ukrainase The Kyiv Independent, duke cituar burime ushtarake nga komanda operacionale "Jug".
Në operacion u shkatërruan një sistem radar, katër automjete të blinduara dhe mjete të tjera ushtarake.
Ndërkohë dy anije të tjera të ngarkuara me produkte bujqësore u larguan mëngjesin e sotëm nga porti ukrainas i Chernomorsk.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, sipas së cilës anija Zumrut Ana, me 6300 tonë vaj luledielli, është nisur drejt Venecias.



