Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin/ Knaus: Propozimi i plotëson kushtet. Vuçiç nuk do e pëlqejë

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin/ Knaus: Propozimi i plotëson kushtet. Vuçiç nuk do e pëlqejë

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka publikuar në X letrën e plotë që Gërvalla i ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Në letër, thuhet se draft-statuti që po përgatit Kosova për Asociacionin do t'i dërgohet për intepretim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri në fund të majit.

Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës po përgatit draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (në kuadër të obligimeve të neneve 7 dhe 10) të frymëzuar nga organizata Friedrich Ebert, i cili do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit të vitit 2024.

Në statusin e tij, Knaus thotë se propozimi i plotëson të gjitha kushtet dhe premtimet e bëra që nga viti 2013, por që kjo gjë nuk do i pëlqejë Vuçiç-it.

Qeveria e Kosovës do të dorëzojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese para fundit të majit, bazuar në propozimin shumë të mirë të Fondacionit për Edukim dhe Shoqëri (Foundation for Education and Society) që përmbush të gjitha kushtet dhe kërkesat e BE-së dhe premtimet e bëra që nga viti 2013. Kjo është përmbushja e një premtimi të bërë për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (Parliamentary Assembly of the Council of Europe). Vuçiçi nuk do ta pëlqejë. Ngrihet pikëpyetja: A është qëllim krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe? Apo t’i japësh Vuçiçit të drejtën e vetos për mundësinë e futjes së Kosovës në Këshillin e Evropës?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy