Vasili në mbrojtje të Bashës: Kërkesat për dorëheqje ndihmojnë fshehjen e krimeve zgjedhore

Vasili në mbrojtje të Bashës: Kërkesat për dorëheqje ndihmojnë fshehjen e krimeve zgjedhore

Teksa në PD ka nisur lëvizja kundër shkarkimit të Lulzim Bashës, Lëvizja Socialiste për Integrim, i doli në krah kryedemokratit.

 Nënkryetari i saj, Petrit Vasili deklaroi sot përmes një mesazhi në rrjete sociale, se përqendrimi i opozitës tani duhet të jetë rinumërimi i votave të pavlefshme dhe zbardhja e krimeve zgjedhore.

 Nëse veprohet ndryshe dhe kërkohen dorëheqje, shtoi ai, pengohet puna për të bërë transparente çdo votë.

 “Zgjedhjet vazhdojnë dhe opozita ka detyrë të mbrojë vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit. Çdo kërkesë për dorëheqje apo analizë e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra. Ndaj detyra e tërë opozitarëve është të përqendrohemi te rinumërimi dhe transpareca e çdo vote. Ndryshe, kushdo që bën lojën e Satrapit të zgjedhjeve të lira dhe është i shitur tek ai”, tha Petrit Vasili në “Facebook”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy