
Sipas shkrimtares Lea Ypi etiketimet në Shqipëri janë një enë e zbrazët për shkak se jepen edhe me njëlloj automatizmi.
E ftuar në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, Ypi tregoi se kur thotë se vjen nga një familje e djathtë por është e majtë “me siguri thuhet se vuaj nga ndonjë lloj skizofrenie apo sindroma e Stokholmit”. Dhe ky sipas Ypit është borxhi që një shoqëri i paguan së shkuarës.
“Etiketimet në Shqipëri janë një enë e zbrazët për shkak se jepen edhe me njëlloj automatizmi. Kur unë them se vij nga një familje e djathtë por jam e majtë me siguri thuhet se vuaj nga ndonjë lloj skizofrenie, sindroma e Stokholmit apo nuk e di. Gjërat janë më të ngatërruara sepse në familjet shqiptare këto gjëra kanë qenë shumë të ngatërruara. Historikisht janë elementë që kanë qenë të përzierë dha ndoshta ky reagim për të etiketuar kaq shpejt vjen nga vështirësia për ti ndarë të gjitha këto që kanë bashkëjetuar në një familje apo një individ. Dhe ky është borxhi që një shoqëri i paguan së shkuarës”, tha Ypi.



