Në Rrogozhinë, punonjësit e administratës së bashkisë kanë bojkotuar punën në shenjë proteste kundër propozimit për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin me Kavajën. Ndërkohë, valës së kundërshtimeve i është bashkuar edhe Patosi, ku qytetarët kanë protestuar kundër bashkimit me Fierin.



