Osmani: Rajoni të futet në garë reformash, jo kush është populli më i madh. Ballkani i Hapur, s’është alternativë e Procesit të Berlinit (VIDEO)

Osmani: Rajoni të futet në garë reformash, jo kush është populli më i madh. Ballkani i Hapur, s’është alternativë e Procesit të Berlinit (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për MCN Tv, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, flet për rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian, marrëdhëniet me Bullgarinë, pozicionimin e Ministrisë së Jashtme përballë iniciativës “Ballkani i Hapur” dhe Procesit të Berlinit, dinamikat e politikës së brendshme dhe më gjerë.

Lidhur me afërsinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ai përmendi një shprehje ballkanase:

Malet e kanë përcaktuar fatin e këtij rajoni, janë mjaftueshëm të ulëta për të mos parandaluar okupimin dhe mjaftueshëm të larta për të parandaluar bashkëpunimin.

Sipas tij, dy kryeqytetet ai i Maqedonisë dhe ai shqiptar, janë jo më larg se 200 kilometër por se duhen katër orë për t’i vizituar.

Ne i kemi kaluar këto pengesa më krijimin e marrëdhënieve bilaterale që karakterizohen nga një miqësi, mbështetje dhe besim i ndërsjellë që reflektohet në të gjithë sektorët e bashkëpunimit.

Lidhur me emërimin e tij si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, e lidhi me një simbolikë të rëndësishme.

Jam ministri i parë shqiptar në Maqedoninë e pavarur, që përfaqëson politikën e jashtme nga një ministër me prejardhje shqiptare.

Ne kemi vendosur si cak 2030-ën si vit tentativë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo ka një qëllim në vete, na fut në një kornizë kohore që planet e veprimit ta bëjmë në kuadër të një qëllimi të paracaktuar.

Mendojmë që mundemi për shkak se nuk fillojmë nga zero, por i fillojmë bisedimet nga 45% e rrugës. Maqedonia e Veriut e ka nisur procesin e integrimit me Marrëveshjes së Stabilizimit të Asoocimit në shkurt të vitit 2001, disa muaj para Kroacisë, e cila shënon 8 vjet nga anëtarësimi.

Kjo pritje e gjatë nga kontestet me vendet fqinje na ka ndihmuar për të krijuar kuadrot në këtë proces. Parakusht i domosdoshëm është një marrëveshje shtetërore e partive politike, që për integrimin në BE nuk do të ketë luftë politike.

Pa të, integrimi do të stërzgjatet. Marr këtu shembullin e Kroacisë, se në parlament opozita do të kontrollojë procesin dhe qeveria në qeveri, pa bërë garë për punën e integrimit.

Lidhur me vetingun që ka bërë Shqipëria Osmani e cilësoi të jashtëzakonshëm dhe sipas tij ka frikësuar shtete të tjera nëse kanë vullnet apo guxim për të bërë një prerje si Shqipëria.

Ne si parti politike kemi rekomanduar që vetingu duhet të jetë zgjidhja dhe për ne, jo vetëm në gjyqësor, por në përgjithësi për shërbimin publik.

BE nuk e ka rekomanduar këtë qasje, por ka rekomanduar një strategji të veçantë të ekspertëve të BE dhe po vijojmë me implementim.

Ka shumë punë për t’u bërë edhe pse në letër, ligjet i kemi gati, puna çalon nga kalimi në letër në praktikë.

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut po pengon Shqipërinë në integrim, ai tha se në 2019-ën, ka qenë e kundërta pasi Shqipëria ishte pengesë.

Deri sa të futemi në fazën teknike të procesit, ne duhet të jemi bashkë, se nëse jemi bashkë, do krijojmë një sinergji për të shtyrë rajonin.

Kur të futemi në elementët teknikë dhe parametrat teknikë, duhet që secili shtet të ecë me fuqinë e vetë dhe rrugën e vetë. Është koha e fundit që rajoni të futet në garë reformash.

Mjaft më me garë se kush ka histori të lavdishme dhe kush ka popullin më të madh. Ne duhet të bëjmë garë se kush është më i mirë në përmbushjen e reformave.

Ai heq një paralele mes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit, për të cilët thotë se janë komplomentare dhe jo kundërthënëse të njëra tjetrës.

Dielli do ishte Procesi i Berlinit dhe Open Balkan orbiton rreth Procesit të Berlinit.

Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, është tek Procesi i Berlinit si të shkoni i ftuar në dasmë të huaj dhe Ballkani i Hapur është të shkoni në dasmën tuaj.

Po nuk u angazhuat vetë që punët të shkojnë mirë, nuk ka kush i lëvizë. Por kjo nuk do të thotë Open Balkan është alternativë e Procesit të Berlinit, se Procesi i Berlinit ka 6 vendet brenda, ka Bashkimin Europian brenda, fonde për financimin e projekteve.

Open Balkan është një iniciativë në tentativë që ka për qëllim të testojë dhe kultivojë kulturën e bashkëpunimit autokton rajonal dhe i jep vlerë të shtuar, janë komplomentare por jo kundërthënëse.

Kuptoj hezitimin e Kosovës dhe Bosnjës dhe Malit të Zi dhe janë logjike.

Kush mundohet të bindë Kosovën dhe Bosnjën, e kanë gabim, duhet të dëshmojmë me rezultate se është vlerë e shtuar dhe do bashkëngjiten, por kemi thënë se nëse dëmtojnë Kosovën nuk do jemi pjesë e asaj nisme.

Sa i takon regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se kudo është regjistrim statistikor, por se në Maqedoninë e Veriut për shkak të një formulimi në Kushtetutë, lidhet me përqindjen dhe popullatën për gjuhën dhe flamurin, ku kush është mbi 50%, njihet gjuhë dhe flamuri.

Ne regjistrojmë jo vetëm popullatën rezidente, por edhe jorezidente, pasi diaspora nuk është e lidhur me shtetin, ku nga regjistrimi shqiptarët kanë dalë rreth 29.5%.

Nga Kushtetuta duhet hequr ky element që e shndërron regjistrimin në proces politik dhe jo statistikor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy