
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Sarandë, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi i ka rënë tenda e një kalçetoje.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, ku si pasojë e motit të përkeqësuar është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje.
22-vjeçari mësohet se si pasojë e dëmtimeve të shumta, ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit bregdetar.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit", si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
21:57 ; Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.



