‘Albanian Files’ në SPAK/ Andoni: Dokumentacioni i lë Ramës hapësira mbrojtjeje. SPAK nuk ka zotësi ta hetojë shpejt

‘Albanian Files’ në SPAK/ Andoni: Dokumentacioni i lë Ramës hapësira mbrojtjeje. SPAK nuk ka zotësi ta hetojë shpejt

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) librin “Albanian Files”, të firmosur një ditë më parë nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar në Tiranë. Sipas tyre, materiali përmban elemente që duhet të jenë objekt verifikimi nga organi i akuzës.

 

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, analisti Ben Andoni, u shpreh se dokumentacioni meriton hetim, por vlerësoi se procesi do të jetë i gjatë për shkak të volumit të madh të materialit.

 

Besoj se ka vend për hetime këtu, por problemi është me i madh se libri është aq voluminoz dhe duhet aq asistence për SPAK, sa mendoj që do të zvarritet aq shumë.

 

 Ndërkohë që njerëzit që përfaqësojnë protestën duan përgjigje të shpejtë dhe shumë të përshtatshëm për këtë moment. 

 

Duhet te kemi parasysh se këto projekte jo vetëm që kanë kaluar hallka dhe kanë përfshirë shumë grupe por mbi të gjitha kanë treguar se z.Rama ka një lloj pushteti mbi të gjitha institucionet tona dhe në këtë sens, ky material i cili është dokumentuar, i ka te gjitha rrugëdaljet për Ramën. 

 

Projektet e përmendura në dokument kanë kaluar nëpër shumë hallka institucionale, çka e bën çështjen edhe më komplekse.

 

Ai tregon se projektet kanë përfshirë shumë institucione dhe se përgjegjësitë janë të shpërndara. 

 

 

Andoni ngriti gjithashtu dyshime mbi kapacitetet e SPAK-ut për të trajtuar një dosje me këtë përmasë.

 

SPAK nuk ka kapacitetin dhe zotësinë për të hulumtuar një dokumentacion të tillë në një kohë të shkurtër. 

Institucioni është i ngarkuar me shumë çështje të rëndësishme dhe ritmi i hetimeve nuk përputhet me pritshmëritë e protestuesve. 

 

Mungesa e dialogut mes institucioneve dhe përfaqësuesve të protestës e bën situatën edhe më të ndërlikuar, ndërsa pritshmëritë për një reagim të shpejtë nga drejtësia mbeten të vështira për t'u realizuar. 

 

Marrim shembull edhe çështje të tjera të rëndësishme që po trajtohen nga SPAK, si ajo e z.Meta dhe Veliaj që janë akoma në faze të procedurave, për të argumentuar se një hetim ndaj kryeministrit do të kërkonte kohë dhe burime të konsiderueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy