Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Korçë në përurimin e Muzeut Mesjetar, ku mes të tjerave janë të vendosura rreth 400 ikona, pjesa më e madhe e të cilave i prezantohen publikut për herë të parë.
Rama në fjalën e tij tha se, sot më në fund trashëgimia kulturore mbrohet, por edhe studiohet në kushtet optimale.
“Është pjesë e një qasjeje tonë jo për të rilindur trashëgiminë kulturore, por për të rilindur respektin tonë për të”, tha Rama.
“Kjo ditë është e shënuar, jo vetëm për Korçën dhe na takon të celebrojmë një punë që do shënohet si një punë e jashtëzakonshme këto 25 vite bërë nga Ministria e Kulturës, bërë nga Minsitrja Kumbaro””, tha Rama.
Në këtë muze, theksoi kryeministri Rama, “janë të identifikuara vepra të punaura nga piktorë, ikonografë të këtij vendi një ndër ta edhe Onufri”.
Pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen për herë të parë në Muzeun e ri dhe ekspozohen në të gjithë parametrat bashkëkohorë, tha Rama.



