Shitja e spitalit privat nga Elvis Naçi, Gjinishi: Aktiviteti i tij si qytetar i lirë, nuk ka asnjë pengesë ligjore

Shitja e spitalit privat nga Elvis Naçi, Gjinishi: Aktiviteti i tij si qytetar i lirë, nuk ka asnjë pengesë ligjore

Shitja e Spitalit privat Continental me një kapital negativ prej 60 milionë lekësh, që u shit për një shumë prej 85 milionë lekësh nga fondacioni Firdeus te Kryegjyshata Bektashiane ka bërë bujë në media e rrjete sociale.

Lidhur me këtë lajm Ermir Gjinishi, teologu i njohur shqiptar than ga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV se pavarësisht funksionit që Elvis Naçi ka, nuk e kryen këtë në lidhje me xhaminë, por fakti që ai i shmanget sqarimeve në lidhje me shitjen e spitalit sipas tij krijon dyshime. Ai shpjegoi se bamirësia në emër të religjionit ka rregullat e veta dhe një nga problemet kryesore është se nuk mund të bësh bamirësi me publicitet.

“Bamirësia është proces i dëshiruar, na bën më njerëz, më humanë. Pavarësisht funksionit që ai ka, nuk e kryen këtë në lidhje me xhaminë. Nuk kemi asgjë me personin, por me fenomenin. Fakti që i shmangen përgjigjeve krijon dyshime. Aktiviteti i tij është si qytetar i lirë, jo si imam. Nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Çdo komunitet ka karakteristikat e veta dhe feja nuk e pengon një imam të ketë aktivitetin e tij privat në rast se nuk bie ndesh me rregullat e institucionit. Bamirësi në emër të religjionit ka rregullat e veta. Një nga problemet kryesore është se nuk mund të bësh bamirësi me publicitet. Ka fondacione në botë që bëjnë këtë. Bamirësia duhet të bëhet në mënyrë konfidenciale sepse është shumë fine. Nuk mund të thuash bamirës sepse paratë nuk janë të tij, janë të dhuruara”, tha Gjinishi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy