Moti i kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi për sot

Moti i kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi për sot

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Shqipëri, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por mundësit për reshje janë 0. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Lindore do të jenë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme atmosferike duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në Jug të Ballkanit.

Ndërsa Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe janë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e shumta do të gjenerojnë reshje. Po ashtu me vranësira të dendura, por me reshje dëbore do të jenë vendet Nordike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy