Francë, dy grupime të reja protestojnë kundër “Jelekëve të verdhë” (VIDEO)

Francë, dy grupime të reja protestojnë kundër “Jelekëve të verdhë” (VIDEO)

Një protestë e  zhvilluar sot në Paris del pro presidentit Emmanuel Macron dhe kundër jelekëve të verdhë, pasi këta të fundit kanë paralizuar kryeqytetin francez për 11 javë me radhë.

Protesta e quajtur "Marshimi republikan për liritë" bashkon tre grupe, të cilët  që nga dhjetori kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj lëvizjes së jelekëve të verdhë.

Me sloganët “Mjaft” dhe “Fund dhunës”, Shamitë e Kuqe dhe Jelekët Blu u shfaqën për herë të parë në rrjetet sociale, duke kundërshtuar protestat e Jelekëve të verdhë, që kanë  bllokuar qarkullimin çdo fundjavë e duke shkaktuar dëme miliona euro.                    

Por tashmë, ata janë organizuar për të dalë në sheshe dhe e kanë zgjedhur të dielën si ditën e parë të protestës.

“Ne denoncojmë klimën e kryengritjes të instaluar nga Jelekët e Verdhë. Ne hedhim  poshtë kërcënimet dhe abuzimin verbal konstant ndaj atyre që nuk u janë bashkuar jelekëve të verdhë”, thuhet në manifestin e tyre.  

"Shamitë e kuqe kërkojnë vetëm një gjë", thuhet në faqen e tyre në Facebook, "rivendosja e rendit publik dhe lirive individuale është  e dmomsdoshme. Jeta duhet të fillojë përsëri në vendin tonë, me qetësi dhe respekt", thuhet në faqen e Shamive të Kuqe.

“Protestat e jelekëve të verdhë duhet të ndalen", tha për gazetën Parisien, zëdhënësi i Shamive të Kuqe, Philippe Lhoste. Ai mohoi se grupimi merr udhëzime ga partia e presidentit Macron, ndërsa theksoi se marshimit i bashkohen  të gjithë njerëzit që janë ngopur me dhunën e jelekëve të verdhë.

Por megjithatë, ky "marshim republikan" shihet si një shqetësim për qeverinë, që  ka hapur "debatin e madh kombëtar", me të cilin synon të qetësojë zemërimin e jelekëve të verdhë.

"Unë e kuptoj se disa francezë dëshirojnë të marrin pjesë, por nuk i përket marshimit ky rol, nuk duhet të luajmë njëra palë kundër tjetrës", tha Stanislas Guerini, përfaqësues i partisë së presidentit Macron.

Për këtë arsye, asnjë ministër nga qeveria franceze nuk do të bashkohet me marshimin. Pavarësisht se ka shprehur mbështetje për "shamitë e kuqe", ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer ka vendosur të mos marrë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy