1.4 miliardë euro investime të huaja, Lazimi: S’duhet të jemi euforik, problem kryesor mungesa e kapitalit njerëzor

1.4 miliardë euro investime të huaja, Lazimi: S’duhet të jemi euforik, problem kryesor mungesa e kapitalit njerëzor

Majlind Lazimi, ekspert ekonomie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy”  se më shumë sesa për sasinë e investimeve të huaja që vitin e fundit ka kapur shifrën 1.4 miliardë euro, duhet të shqetësohemi për cilësinë e tyre pasi duhet të jemi të interesuar për investime që prodhojnë vlerë të shtuar në punësim, eksporte etj.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Lazimi tha se nuk duhet të jemi euforik për këtë shifër duke qenë Shqipëria ka disa probleme, duke nisur që nga mungesa e kapitalit njerëzor, e më tej tek ndryshimet e paketës fiskale çdo vit etj.

Më shumë sesa sasia e investimeve të huaja në terësi duhet të shqetësohemi për cilësinë e tyre. Duhet të jemi të interesuar për investimet e huaja që prodhojnë vlerë të shtuar në punësim, në rritjen e eksporteve. Po të shohim deklaratën e 5 dhomave të huaja  tregtisë kemi shqetësime sistemike të aktivitetit të biznesit si me burokracitë, ndryshimet fisklae.

Kemi reformë të re në sistemit gjyqësor, por kemi probleme të sigurisë ligjore. Kemi probleme të riskut politik. E treta kemi probleme të paketës fiskale.

Shqipëria problem kryesor ka mungesën e kapitalit njerëzor, këtë po e vuajnë kompanitë shqiptare.

S’kemi mjaftueshëm staf. Shqipëria ka humbur një pjesë të mirë, jo vetëm për sistemin fiskal, por nëse kërkojnë investime që krijojnë eksporte, prodhojnë vende pune duhet staf. Vetëm në turizëm duhet të mbushim 25 mijë vende pune. Nuk duhet të jemi aq euforik për këtë shifër.

Ne na duhet një strategji e zhvillimit që duhet të rikonceptojë modelin e zhvillimit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy