Janë gjendur kutitë e zeza të avionit të rrëzuar në Kolumbi dhe pritet të zbulohet shkaku i vërtetë e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se avioni humbi ekuilibrin si pasojë e një mungesë të mundshme të karburantit por edhe moti i keq mund të ketë luajtur një rol në rrëzimin e tij. Ndërsa mijëra tifozë të futbollit bënë homazhe për ekipin brazilian i cili humbi shumicën e lojtarëve të tij.



