Bërxulla, protestë para Ambasadës Amerikane/ Banorët: Shteti nuk na dha asnjë përgjigje, do të shkojmë deri në vetëflijim (VIDEO)

Bërxulla, protestë para Ambasadës Amerikane/ Banorët: Shteti nuk na dha asnjë përgjigje, do të shkojmë deri në vetëflijim (VIDEO)

Afro 100 banorë të fshatit Bërxullë në Tiranë, kundërshtojnë kompensimin me 480 lekë për  m2 të tokës që ju preket nga projekti për ndërtimin e autostradës Morinë Kashar Fier.

Banorët kanë bërë të qartë se janë pro ndërtimit të rrugës së re, por apelojnë që tokat e tyre të shpronësohen sipas tregut e të bëhet transparencë për projektin. 

Ata thonë se deri më sot, asnjë nga qeveria nuk u ka kthyer përgjigje të qartë teksa sot kanën zgjedhur të protestojnë para Ambasadës amerikane, me shpresën për ndonjë zgjidhje.

Kemi provuar të gjitha mënyrat e protestës, u kemi dërguar të gjitha shkresat qeverisë, institucioneve, nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tani. Do të vazhdojmë protestën, kemi tre muaj që protestojmë dhe ja ku jemi sot, shteti do të na hedh në rrugë, nuk kemi kujt qeverie ti drejtohemi dhe i jemi drejtuar zonjës Kim. 

Nuk kemi lënë institucione pa shkuar, dhe i bëjmë thirrje ambasadores Kim, të vej dorën në zemër dhe ti drejtohet qeverisë që të na ndihmoj sepse ajo po nëpërkëmb banorët e saj.

Ne kërkojmë që të dëgjohet zëri jonë ndaj kemi ardhur këtu e asnjë herë nuk do dorëzohemi. Po do e përshkallëzojmë qëndrimin presim që të na jepet një rrugë zgjidhje

 Në rastëse nuk na përkrah asnjeri, këto protesta do të kenë pasoja të rënda, do të shkojmë deri në vetëflijim, sepse asnjëri më nuk po na përkrah.

I drejtohemi zonjës Kim se mjaft i jemi drejtuar zonjës Balluku, se na janë mbyllur të gjithë dyert. Ne duam vlerësimin e pronës, duam rrugë dytësore, nënkalimin dhe nuk e lëshojmë deri me gjak do ta mbrojmë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy