Berisha: Nuk kishte oligarkë gjatë qeverisjes time, kurrë nuk u bëra ndere biznesmenëve të mëdhenj

Berisha: Nuk kishte oligarkë gjatë qeverisjes time, kurrë nuk u bëra ndere biznesmenëve të mëdhenj

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Sali Berisha tha se gjatë mandateve të tij si kryeministër nuk ka favorizuar asnjë prej biznesmenëve të mëdhenj të vendit. Berisha tha se nuk ka dhënë asnjë leje për kullë, ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve të vendit janë ndërtuar nga kompani të huaja.

Nuk kishte oligarkë më parë. Më thuaj një. Po të doni i marrim me radhë më të pasurit e këtij vendi. Nëse sot Samir Mane është një nga më të pasurit në këtë vend, në mënyrë absolute nuk ka kërkuar nga Sali Berisha asnjë favor.

Ka investuar te TEG. Sali Berisha vetëm ka marrë pjesë në inaugurim, asgjë tjetër. QTU-në e ka inauguruar pasi erdhëm ne në pushtet. Mund t’i jetë kërkuar një gjë, po nuk i është dhënë. Pse duhet ta quaj oligark unë atë?

Kur unë kam qenë në qeveri, të gjitha akset e mëdha janë ndërtuar nga kompani ndërkombëtare. Shkodër Hani i Hotit, Lushnje-Fier, Levan-Tepelenë nga italianët. Bechtel Enka pastaj. Nuk është firmosur asnjë kullë. Marrim Shefqet Kastratin, më i madhi i naftës, 30 licenca ka lëshuar qeveria shqiptare.  

Në një kohë kur ky dominonte tregun e naftës, Shqipëri zhdoganonte 720 mijë tonë, me 430 mijë automjete. Sot zhdoganon 400 e ca mijë tonë me 720 mijë automjete. Kontrabandë nafte pa qeveri nuk bëhet dot. Nafta vjen me peshkarexhë, vjen nga Libia dhe e shkarkon qeveria. Unë jam përpjekur që biznesi shqiptar të zhvillohet, por nuk kam firmosur asnjë kullë. Një që ishte parashikuar të ndërtohej diku nga fundi i bulevardit të ri nga një arab, doli Edi Rama dhe i kërkoi 20%-shin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy