Një shqiptar 23 vjeç kishte mundur t’i merrte borxh pistoletën një gardiani italian dhe me këtë armë ai trembi klientët e një lokali nate. Nga mediat italiane mësohet se arma tip “beretta” i ishte dhënë shqiptarit prej një italiani që shërben si polic burgjesh. Me këtë armë, shqiptari vetëm sa trembi klientët e lokalit të natës, pa mundur që të qëllonte.
Policia i ka ndaluar të dy dhe ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.



