OBSH: Me ardhjen e dimrit, situata me Covid-19 mund të përkeqësohet edhe më shumë

OBSH: Me ardhjen e dimrit, situata me Covid-19 mund të përkeqësohet edhe më shumë

OBSH paralajmëroi se muajt në vijim do të jenë të vështirë pasi numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet ndjeshëm, kryesisht në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Tedros Ghebreyesus tha se me uljen e temperaturave dhe ardhjen e dimrit, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, kjo për shkak edhe të mungesës së kapaciteteve në spitale.

OBSH kërkon nga qeveritë më shumë aksion për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit, përmes masave kufizuese që mund të shpëtojnë jetë, investigim të rasteve të infeksionit, të karantinojnë të prekurit dhe kontaktet e tyre më të ngushta, të sigurojnë cilësi më të lartë të kujdesit shëndetësor e të mbështesë stafin mjekësor.

Mike Ryan, kreu i OBSH për Europën kërkoi masa më të ashpra në kontinent, duke iu kujtuar europianëve se nëse vazhdojnë me këto shifra, do të rikthehen në izolim të plotë dhe kjo nuk do t’i shërbejë askujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy