Qyteti gjerman ndryshon emrin në nder të Taylor Swift

Qyteti gjerman ndryshon emrin në nder të Taylor Swift

Qyteti gjerman i Gelsenkirchen do të nderojë superyllin amerikan të popit Taylor Swift duke e ndryshuar përkohësisht emrin në “Swiftkirchen” në fund të këtij muaji, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Swift filloi turneun evropian të 18 qyteteve të saj “Eras ​​Tour” në maj. Ndalesa e saj e parë në Gjermani do të jetë Gelsenkirchen, ku ndodhet dhe është planifikuar të performojë në datat 17, 18 dhe 19 korrik.

Drupal Ad

“Është një ide e mrekullueshme të riemërtosh përkohësisht Gelsenkirchen ‘Swiftkirchen”, tha kryebashkiaku Karin Welge në një letër drejtuar Aleshanee Westhoff, një gjermaneje e cila nisi një peticion për këtë qëllim disa javë më parë.

Westhoff zbuloi tabelën me emrin e ri, megjithëse të përkohshëm, të qytetit të mërkurën.

Disa tabela të tjera në vende shumë të frekuentuara në Gelsenkirchen do të shfaqen në ditët në vijim, tha zëdhënësi i qytetit Markus Schëardtmann.

“Do të ketë shumë surpriza të vogla dhe të mëdha në mënyrë që Swifties në Gelsenkirchen të kenë shumë për të zbuluar”, shtoi Schwardtmann.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy