Udhëheqësi suprem i Iranit lutet për fatin e Presidentit, zotohet se qeverisja do funksionojë normalisht

Udhëheqësi suprem i Iranit lutet për fatin e Presidentit, zotohet se qeverisja do funksionojë normalisht

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei shprehu shqetësimin për helikopterin e zhdukur, ku ndodhej Presidenti dhe ministri i Jashtëm i vendit.

“Shpresojmë që Zoti ta kthejë Presidentin e nderuar dhe shokët e tij në krahët e kombit”, tha ai. Khamenei u zotua se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në funksionimin normal të qeverisë.

“Të gjithë duhet të lutemi për shëndetin e këtij grupi të nëpunësve civilë. Kombi iranian nuk duhet të jetë i shqetësuar, nuk do të ketë ndërprerje në punën e vendit", shtoi ai

Deri më sot Presidenti iranian Ebrahim Raisi, është parë gjerësisht si pasardhësi i liderit superem Ayatollah Ali Khamenei.

Mbetet për t’u parë nëse një ngjarje e tillë mund të trazojë situatën politike në Iran.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy