Berisha vijon përjashtimet/ Musai: S’mund të vazhdojmë me modelin e ’92, duhet të lejohet debati i brendshëm në PD (VIDEO)

Berisha vijon përjashtimet/ Musai: S’mund të vazhdojmë me modelin e ’92, duhet të lejohet debati i brendshëm në PD (VIDEO)

Analisti politik, Ëngjëll Musai, komentoi në MCN Live për situatën brenda Partisë Demokratike pas përjashtimeve të reja nga Berisha. 

 

Sipas Musait, largimet e anëtarëve të mbështetur nga fraksioni i ish-liderit tregojnë një model të vjetër drejt kontrollit të plotë mbi parti dhe pengesës së debatit të brendshëm.

 

Problemi është se në krye është Berisha, dhe ka një shprehje të vjetër që thotë: për të provuar që deti është i kripur, nuk duhet ta pimë të gjithë detin, mjafton një pikë. Kjo nënkupton se ai do të jetë pjesë e vazhdimësisë; ashtu si e filluam në ’92, ashtu jemi edhe sot. 

 

Në ’92 gjërat nuk u vunë në shina, dhe kështu ndodh edhe sot, sepse asnjëherë nuk u vendosën shinat për të ecur një tren në rregull. Kjo do të thotë se kemi parë dhjetëra kandidatë që kanë hyrë dhe janë përzënë, por pa rezultat. 

 

Nuk mund të vazhdojmë të ecim me të njëjtin model si në ’92, ku nuk kishte ligj, nuk respektoheshin vlerat njerëzore dhe nuk kishte luftë kundër diktaturës. 

 

Ai nënvizoi se, pavarësisht konfliktit, çdo anëtar duhet të kontribuojë për të ruajtur vlerat e partisë që synon të vijë në pushtet, duke theksuar mungesën e strukturës dhe rregullave që do të mundësonin stabilitet dhe sukses afatgjatë.

Është koha që të hapen grupime për alternativa të reja, sepse partitë që sillen në mënyrë të dhunshme, që pranojnë debatin dhe fjalën e lirë brenda grupit, do të jenë dhe nesër. Asnjëherë nuk kemi arritur suksese të vërteta me modelin e '92. Gjithsecili ka vlerat e veta dhe duhet të japë një dorë për të ruajtur vlerat e partisë që synon të vijë në pushtet. 

 

Pa dyshim, BE dhe SHBA janë dy nga partnerët strategjikë tanë. Rasti konkret i Berishës nuk e përjashton faktin se ata duan të mbrojnë demokracinë. Ai duhet të lejojë debatin e brendshëm demokratik në PD. 

 

Ka njerëz të rinj, duhet të bëhen sakrifica për vlerat e Berishës, por ai duhet të respektojë partnerët dhe të lejojë debatin e brendshëm në parti. Duhet të largojmë diktaturën dhe traditën që vazhdon të ndikojë edhe sot, ku kemi të njëjtët politikanë dhe drejtues të formuar nga ai sistem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy