Teatrot e Broadway-it kanë shtyrë kohëzgjatjen e mbylljes së tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit gjer në datën 6 Shtator. Njoftimi u dha të martën nga “Broadëay League”.
Si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në Nju-Jork, hapja e tyre ishte programuar në datën 7 qershor.
“Broadway League”, e cila përfaqëson prodhues dhe pronarë të teatrit, tha të martën se po punonte me autoritetet qeveritare, sindikatat dhe ekspertët e shëndetësisë për të zhvilluar një plan të rihapjes me masa të reja sigurie për audiencën, interpretuesit dhe skenat.
Shfaqjet live në teatër live përballen me sfida unike në pandemi, pasi përfshijnë një numër të madh njerëzish në hapësira të vogla dhe kontakte fizike mes interpretuesve në skenë, thotë “Reuters”.
Producentët po diskutojnë për shfaqje me trupa më të vogla dhe shkrimtarët kanë punuar në histori që lejojnë distancimin shoqëror.
Broadway i mbylli teatrot e tij në datën 12 mars.



