Ilia Stefo zgjidhet kryetar i ri i Bashkisë Kolonjë

Ilia Stefo zgjidhet kryetar i ri i Bashkisë Kolonjë

Ilia Stefo i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane është fituesi i zgjedhjeve të mbajtura dje për kreun e Bashkisë Kolonjë. Stefo ka marrë 2100 vota më shumë se rivali Dritan Hajro.

"Rezultat i pastër. Rreth 65% e kolonjarëve dhe leskoviqarëve më kanë dhënë sot detyrën më të bukur, mundësinë për t'u shërbyer të gjithëve. Nga nesër fillon puna për një Kolonjë më të mirë. Faleminderit të gjithëve!", shkroi Stefo në rrjetin social

Nga ana e tij Hajro ka pranuar humbjen, duke uruar fituesin e kësaj gare, Ilia Stefo.

Hajro ishte i zgjedhuri i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, por që vinte nga radhet e Partisë Agrare Ambientaliste.

Në votim morën pjesë 49.6%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy