Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së krijuar nga moti i keq në disa qarqe të vendit.
Nëpërmjet një deklarate Ministria bën me dije se reshjet e shiu do të vijojnë ditën e sotme dhe të nesërme dhe se në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë dhe të ketë dëborë me intensitet të ulët.
Sipas përditësimit, nivelet e lumenjve edhe sot jane nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmeri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.
Per sa i përket furnizimit me energji, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka problematika vetëm në disa zona rurale të qarqeve Elbasan, Berat, Kukës dhe Shkodër.
Aksi Boge-Theth vijon të mbetet i bllokuar pasi ndërhyrja është e pamundur.
Si pasojë e rënies së inerteve është dëmtuar ura në fshatin Bardhaj të bashkisë Shkodër, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki.



