Uroi 28 Nëntorin me foton e diktatorit Hoxha/ Çela: Ai udhëhoqi luftën! Balla: Do ta verifikojmë deklaratën e deputetit

Uroi 28 Nëntorin me foton e diktatorit Hoxha/ Çela: Ai udhëhoqi luftën! Balla: Do ta verifikojmë deklaratën e deputetit

Deputeti i PS, Bujar Çela nuk është tërhequr as sot nga deklarata e bërë ditën e djeshme kur përmes një urimi në rrjete sociale në Komisioin e Sigurisë, u uroi kolegëve deputet, 28 Nëntorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha.

 Nga Lushnja ku mori pjesë në homazhet në nder të të rënëve në luftën e dytë botërore, deputeti i Lushnjes tha për mediat tha se figura e Enver Hoxhës nuk është nul pasi ai udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare.

 Sipas tij, ngaqë nuk ka tjetër drejtues tjetër të luftës, Enver Hoxha është njëlloj si figurat e tjera të ballit dhe legalitetit që janë rehabilituar dhe kjo i takon historianëve.

Lidhur me këtë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas nderimeve që i bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, tha se derisa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj deputetit Çela.

 “Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore”, tha Balla.

Deputeti i PS-së në Lushnjë, Bujar Çela, me rastin e ditës së Pavarësisë në grupin e komunikimit të Komisionit të Sigurisë shkaktoi përplasje mes demokratëve dhe socialistëve me urimin për 28 nëntor, bashke me figurën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy