Çani: Rama dhe Veliaj u zbythën përballë UEFA-s, ka më shumë fuqi se DASH-i!

Çani: Rama dhe Veliaj u zbythën përballë UEFA-s, ka më shumë fuqi se DASH-i!

Analisti Arjan Çani komentoi në edicionin e lajmeve në MCN kërkesën e SPAK për dënimin me një vit burg të ish-zëvendësministres së Brendshme, duke u shprehur se i kujtoi dënimet e bllokmenëve, duke sjellë në vëmendje rastin e Nexhmije Hoxhës.

Kur refuzon dhurata të tilla (arkën me peshk) banorët e Mesdheut ofendohen. Sepse edhe kur nuk e do, tjetri ofendohet. Këtë të arkës së peshkut edhe mund ta kishte kursyer Voda, unë qesha shumë kur e dëgjova. Na kujtohet ajo saga e bllokmenëve, kur u dënua Nexhmije Hoxha. Një nga akuzat ishte që ishin blerë më shumë kafe seç duhet”, tha Çani.

Teksa u ndal te afera e inceneratorëve, analisti u shpreh se mos shpallja në kërkim e Zotos dhe Gugalljas është një mënyrë për të fituar kohë.

Nëse ata s’janë shpallur zyrtarisht në kërkim, kjo është një mënyrë për të fituar kohë, për ta shtyrë në kohë çështjen. Situata aktuale ku ndodhemi, kriza në Ukrainë, e ka shpërqendruar totalisht vëmendjen, dhe këto histori për momentin janë komplet të sfumuara, duken si pavlerë”.

Arjan Çani u shpreh se ajo e inceneratorëve do të jetë si dosje shantazhi, që do t’u përmendet personave të lakuar si formë shantazhi.

Mendoj duke u nisur nga precedentët, këto lloj aferash, aq më tepër kur ka akuza për zyrtarë të lartë, për momentin duken si të parëndësishme, por do mbeten në analet e SPAK-ut dhe do shërbejnë në një të ardhme, kur këta njerëz duhen djegur. Inceneratorët do jenë si dosje shantazhi që do përmendet sa herë që të ngrenë krye. Psh. nëse Veliaj do shpallte ambicien për kryeministër i Shqipërisë. Me sa kemi parë deri tani këta janë kapur me presh në duar, sidomos me mashtrime që janë bërë publikisht. Mendoj që drejtësia vonon, por një ditë vepron”, tha ai.

Në fund, ai u ndal edhe te raporti i DASH, duke u shprehur se Rama dhe Veliaj kanë më shumë frikë nga UEFA sesa nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Këtu më fuqi ka UEFA kur bën një raport se sa DASH, mjafton të shikosh se si u zbythën Rama dhe Veliaj përballë UEFA-s. Këta i tërhoqën paditë ndaj Dukës dhe Federatës. Pas raportit të UEFA-s Rama është trembur. Rama ka më shumë frikë nga UEFA se sa nga DASH. Është një institucion që s’e kontrollon dot. DASH është një monstër e madhe”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy