“Inceneratorët”, Kryemadhi denoncime të reja: Klodian Zoto 30 milionë dollarë evazion fiskal

“Inceneratorët”, Kryemadhi denoncime të reja: Klodian Zoto 30 milionë dollarë evazion fiskal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, bëri denoncime të reja lidhur me aferën e inceneratorëve paraditen e sotme, duke publikuar dokumente të cilat thotë se do i dërgojë në prokurorinë e posaçme SPAK.

Kryemadhi deklaroi se frutat janë shkëmbyer në inerte, ushqimet, vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton.

Lidhur me inceneratorin e Tiranës, ajo publikoi një video ku tha se janë bërë tre gropa dhe një kodër e mbuluar me dhe, duke denoncuar se nuk është bërë asnjë lloj investimi.

Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile janë kompanitë që kanë fituar punë publike.

Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet. Mund të jenë 8 milionë dollarë ujë i pijshëm, 6-7 milionë dollarë fruta ekzotike.

Janë fatura nën tre milionë lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare. Ajo çka të vënë dilemë të të gjithë gjërave, është se përveçse nuk kryhet, kompanitë marrin dhe rimbursimin e TVSH-së.

Ndër të tjera kryetarja e LSI denoncoi se Klodian Zoto ka udhëtuar në kohën e pandemisë jashtë vendit, ndonëse fluturimet nuk lejoheshin.

Ne si LSI i kemi shtuar kallëzimit tona evazionin fiskal që ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos.

Klodian Zoto ka kryer 30 milionë dollarë evazion fiskal fiktiv.

Nga ana tjetër të gjitha biletat e avionit që në periudhë pandemie kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, ndërkohë që në qiellin shqiptar nuk kishte asnjë avion.

Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëveprim financiar shit-blerje blerje me kompanitë e inceneratorëve. Ajo që kemi kuptuar është që në total evazioni fiskal është 189 milionë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy