“Kap çdo shkelje”, Ziu shpjegon procedurën si do të funksionojë radari inteligjent

“Kap çdo shkelje”, Ziu shpjegon procedurën si do të funksionojë radari inteligjent

Drejtori i Policisë Rrugore, Dhimitraq Ziu tregoi nga studio e lajmeve të MCN TV se si do të funksionojë pajisja e re teknologjike radar. Ziu tha se është një instrument që konstaton disa shkelje ndër të cilat përfshijmë, shpejtësinë, rripin e sigurimit dhe përdorimin e celularit, të cilat janë konstatuar si buri mi madh aksidentesh. Ky mjet theksoi Ziu mund të përdoret në të gjitha akset dhe nuk e ndal procesin e identifikimit nëse ka rritje të fluksit. “Mjeti kap dy akset e rrugëve, vajtje-ardhje, e konstaton shkeljen dhe seleksionon masat dhe i përcjell tek bazat e të dhënave”, tha Ziu.

Ai gjithashtu tregoi se së shpejti do vijë pajisja e testit të drogës që është njëlloj siç bëhet testi i alkoolit.

Intervista:

Impakti i pajisjes radar?

Ziu: Është një teknologji e fundit e certifikuar, lehtësisht i përdorshëm sepse janë trajnuar për këtë gjë dhe me këtë ne synojmë të shmangim ndërhyrjet e paligjshme dhe korrupsionin.

Ku do përdoret?

Ziu: Ky instrument mund të përdoret lehtësisht në zona urbane dhe interurbane. Është një instrument që konstaton disa shkelje ndër të cilat përfshijmë, shpejtësinë, rripin e sigurimit dhe përdorimin e celularit. Këto janë burimi më i madh i aksidenteve.

A mund të përdoret gjatë natës?

Ziu: Po sepse është me blic dhe nuk ndikon tek përdoruesit e mjeteve.

A shihet përdorimi i saj si mënyrë për të shmangur punonjësin e policisë?

Ziu: Edhe kjo është. Ajo që është e rëndësishme është se ky instrument kap shkeljet në mungesë sepse është e pavarur, mund ta mbyllësh dhe ta lësh. Në një test që kemi bërë ajo kalon 300 shkelje në një orë në një test që ne kemi bërë. Në bazë të verifikimeve ne bëjmë shpalljen në kërkim të mjetit në rastet kur është për heqje patente.

Kur do ketë një përdorim më të gjerë të tij? Do ketë shtim të tyre?

Ziu: Prioriteti është që ta rrisim teknologjinë por ky mjet sot përdoret në të gjitha akset dhe nuk e ndal procesin e identifikimit nëse ka rritje të fluksit. Mjeti kap dy akset e rrugëve, vajtje-ardhje, e konstaton shkeljen dhe seleksionon masat dhe i përcjell tek bazat e të dhënave.

A ka një hartë të akseve më problematike?

Ziu: Ne çdo fund muaji bëjmë një analizë dhe kemi evidentuar rreth 130 njolla të zeza ku janë shkaktuar aksidente dhe fillojmë e ndërhyjmë duke marrë masa.

Vendosja e kësaj pajisje do jetë një diktat për qytetarët dhe në këto akse qytetarët mund ti bëjnë bisht. A do ndihmojë kjo pajisje për zbulimin e ngjarjeve kriminale.

Ziu: Policia është humane dhe i shërben qytetarëve por nisur nga analizat e situatave. Drejtuesi i mjeteve është i paralajmëruar dhe çdo gjë është me analiza të qarta. Shkelja e tabelave është e përllogaritur. Mjeti është një bazë të dhënash që i shërben gjithë policisë së shtetit sepse ka pamje dhe me video dhe shërben edhe për ngjarje të caktuara. Pajisja kur vihet në funksion tregon saktë vendin, orën dhe minutin.  Së shpejti do vijë pajisja e testit të drogës që është njëlloj siç bëhet testi i alkoolit. Së shpejti do ta marrë mesazhin edhe kjo kategori personash.

Ka pasur plan masash për policinë që ju drejtoni?

Ziu: Ne presim të mbushte 100 ditësh. Policia rrugore ka bilancet e saj dhe të gjitha janë tregues në rritje dhe jemi duke bërë analizën përfundimtare për të rritjen e cilësisë rrugore me qëllim që vitin që vjen të jemi një hap para për të garantuar siguri rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy