​Haradinaj: Nikoliç po e kërcënon Kosovën me luftë

​Haradinaj: Nikoliç po e kërcënon Kosovën me luftë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç për të cilin ka thënë se e kërcënon Kosovën me luftë, e jo Ramush Haradinaj Serbinë.

“Nikoliç paska kërkuar në Këshillin e Sigurimit që Bota të marrë qëndrim ndaj meje, sepse unë e paskam kërcënuar Serbinë me luftë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkrimi i Hardinajt:

Tomisllav Nikoliç po e kërcënon Kosovën me luftë, e jo Ramush Haradinaj Serbinë

Nikoliq paska kërkuar në Këshillin e Sigurimit që Bota të marrë qëndrim ndaj meje, sepse unë e paskam kërcënuar Serbinë me luftë!

Tomisllav Nikoliçi, ka qenë ai që para pak kohe, ka deklaruar se është i gatshëm që bashkë me djemtë e tij, të shkojë në Kosovë për të luftuar!

A mos paska kujtuar ky Zotnija se ne do ta presim me lule?!

E kam thënë dhe gjithmonë do ta përsëris, se kushdo që i fut duart në Kosovë, do ta marrë të njejtën përgjigje si Millosheviqi në vitin 1998-1999!

Ata le të rrijnë në vendin e tyre e ta lënë Kosovën rahat e të mos i bijnë në qafë as asaj e as mua!

Unë e kam mbrojtur vendin tim dhe gjithmonë do ta mbroj dhe këtë mund ta marrin "kërcënim me luftë" vetëm ata që janë të sëmurë si ky farë Nikoliçi.

Ai, së pari duhet të tregojë se ku janë varrezat masive me shqiptarë në Serbi, që ende i mban sekret e tu kërkojnë falje shqiptarëve për krimet e Serbisë në Kosovë, e jo të merret me retorikë boshe! / KP / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy