
Pedagogu Mentor Beqa tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se Vuçiçit nuk i duhet Albim Kurti, por një kryeministër i dobët në Kosovë.
Duke vijuar, Beqa tha se beson se Kosova do të dalë e përfaqësuar sërish me një kryeministër të fortë që do ketë legjitimitet për të negociuar por tani do kemi një president të dobët nga ana e Serbisë
Vuçiçit do i duhej një kryeministër i dobët në Kosovë, jo Kurti. Qoftë një kryeministër i ekspozuar përkundrejt problemeve politike, tensioneve të mundshme politike që mund të rrëzohet në rrugë e sipër.
Ndodhemi përballë negociatave të mundshme që mund të intensifikohet nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është komplikuar situata për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe për shkak të dobësisë së Vuçiçit në Serbi dhe për shkak të pamundësisë për të parashikuar se si do të shkojë ngjarja me Vuçiçin në Serbi.
Tani që kemi një administratë të re në SHBA, kemi një administratë të re në Bruksel ka një interes të rizgjuar për ta vendosur në shinat e duhura negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe për të shkuar drejt një zgjidhjeje, mirëpo tani aktorët lokal e kanë krijuar këtë probleme.
Kosova do të dalë e përfaqësuar sërish me një kryeministër të fortë që do ketë legjitimitet për të negociuar por tani do kemi një president të dobët nga ana e Serbisë dhe do të komplikohet situata.
Problemi i Kosovës me Perëndimin, me SHBA dhe BE nuk është Kurti por Vuçiç sepse Vuçiç ka bërë gjithçka që i kanë kërkuar amerikanët.
Problemi i Kosovës me Perëndimin nuk vjen për shkak të Kurtit, por për shkak të Vuçiçit.



