Rishikimi i reformës në drejtësi, Milo: Berisha ka nisur fushatën elektorale, s’ka votat për ndryshime kushtetuese

Rishikimi i reformës në drejtësi, Milo: Berisha ka nisur fushatën elektorale, s’ka votat për ndryshime kushtetuese

Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar paralajmërimin e bërë nga kreu i PD-së Sali Berisha për rishikimin e reformës në drejtësi për të cilën u shpreh se Berisha thjeshtë ka nisur fushatën elektorale që pas lirimit nga masa arrest shtëpie.

Ai tha se kur është votuar kjo reformë ka qenë dhe vetë Berisha pro miratimit të saj, ndërsa, aktualisht nuk e ka as të mundur të bëjë të tilla ndryshime sepse i mungojnë votat.

Sipas tij kjo është një çështje që s’ka ndonjë të ardhme të afërt për tu zgjidhur, të paktën  jo e jo para zgjedhjeve parlamentare të majit që vjen.

Berisha ka nisur fushatën elektorale dhe unë e kam ndjekur në fjalimet e tij publike pasi ju hoq akuza e arrestit shtëpiak dhe ai tamam po shfaqet në formatin e liderit që ka nisur fushatën elektorale.

Nuk është bërë ndonjë referendum për të përcaktuar se sa % e shqiptarëve duan të rishikohet reforma në drejtësi sepse kjo s’mund të pretendohet sepse ka qenë vullneti i dy forcave kryesore politike apo i të gjitha forcave politike kur parlamente miratoi këtë reformë.

Ka qenë dhe vetë Berisha pro që kjo reformë të miratohet por a është zbatuar me 70% apo 100 mbetet për tu parë.

Berisha si ka votat për të tilla ndryshime, prandaj këto janë deklarata të karakterit elektoral nuk kanë peshë dhe rol se dhe qytetari shqiptar me një kulturë normale politike e di se  ndryshimet kushtetuese ndodhin me 94 vota.

Nuk është hera e parë, por as hera e fundit nëse dy partitë e mëdha politike në Shqipëri merren vesh mes tyre për çështje që ju interesojnë të dy palëve kjo ka ndidhur afro 20 vitet e fundit, por Rama nuk e pranon që është investim amerikan, thotë se reforma në drejtësi është vepër e Partisë Sociale. Sipas tij kontributi amerikan në reformën në drejtësi është zero.

Besoj se kjo është një çështje që s’ka ndonjë të ardhme të afërt për tu zgjidhur, jo e jo para zgjedhjeve parlamentare të majit që vjen, pastaj pritet çfarë do ndodh në parlamentin shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy