
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi foli në MCN Live lidhur me zbulimin e një baze të tretë armësh në kryeqytet. Ai vuri në dukje se nëse kjo është një punë e pavarur e “bluve” është për t’u lavdëruar, ndërsa nëse vjen si pasojë deklarimeve të Nuredin Dumanit, një proces që thjesht duhej bërë. Artan Rexhepi i propozoi Drejtorit të Policisë dhe ministrit të Brendshëm që të mbështesin financiarisht grupin që merret me zbulimin e bazave të tilla.
Zbulimi i këtyre bazave është një gjë për t’u lavdëruar. Në një situatë të errët po shikojmë disa yje, po lëvizet në drejtim të luftës kundër krimeve, kundër personit. Mund të jenë në vijimësi bazat me njëra-tjetrën. Mund të jenë edhe nga deklarimet e Dumanit. Kanë zbuluar 1, 2, 3, duket që diçka lëviz, se aty kanë qenë bazat. Janë disa individë që lëvizin punën. Do t’i thoja drejtorit të përgjithshëm dhe ministrit të zgjidhë qesen. Grupi që është marrë të mbështetet financiarisht. Tirana është qytet i madh edhe fluksi i lëvizjeve është i madh. Krimi ka mjete financiare dhe s’i mban në banesën e vet. Mban një banesë me qira, që s’është e lehtë e lokalizueshme. Te baza që u zbulua do kënaqsha nëse te kamerat do dilnin gjurmë të disa individëve të njohur. Armët ose i ka për të tregtuar, ose flasim për grup ekzekutorësh. Sot mundësia e gjurmimit është e lartë. Që nëpërmjet celularëve. Dyshoj se direkt pas Dumanit, pati dy, tre goditje. Mund të jetë dhe s’bëhet me dije. Nëse është punë e drejtpërdrejtë është e lavdërueshme. Ndryshe është një individ që mban një armë se ka një problem. Një individë që ka një sasi të konsiderueshme, me selenciator, ose është bazë shitjes ose kemi të bëjmë me bazë ekzekutorësh. Armët e gjetura janë perëndimore. E kanë për ofendim të mbajnë pistoleta TT tani. Nuk mund të mbajë TT një që ka makinë 100 mijë euro. Mundësia e sigurimit të armëve vazhdon të jetë e lehtë. Atje ka armë perëndimore, përjashto kallashnikovin. Ka një pikë që çedon te deklarata. Ideja është që u ndalua te bulevardi ‘Gjergj Fishta’ dhe u vajt direkt në banesë. Ose kanë pasur informacion më përpara, ose i ka mbajtur në vëzhgim. Atje mund të bëhen kërkime edhe përmes AND-së për gjurmët e gishtave. Prisja ngjarje, sepse ai për orendi zbukurimi s’i mban. Ata s’mbajnë armë të përdorura, të pista. Patjetër duhet ta zhdukë, sepse përbën barrën e provës”.
Rexhepi tha se silenciatori është i lehtë për t’u bërë, ndërsa e konsideroi situatën e krimit në Shqipëri si alarmante.
Gjurma e gishtit ikën pa problem, nëse e fut në solucion ikën ADN, ikin të gjitha. Po të ishin kaq të kujdesshëm kriminelët, s’do kishim gjurmueshmëri. Në Shqipërinë e mesme porosia për vrasje bëhej sikur merrje orë me porosi. Ka pasur një mbyllje syri. Nëse një palë gëzhoja bashkohen me ngjarje tjetër, mund të kryqëzosh informacion, dhe fare kollaj të shkosh te autori. Silenciatori s’është e vështirë për t’u bërë. Silenciatori bëhet më vete, tyta më vete. Koncepti i laboratorit është më i lartë, duhet të kalkulojë fuqinë e barutit, prodhon predha jo normale. Një rekomandim modest për pjesën e tritolit, mbase një kompani shtetërore mund të merrej me tregtimin. Nëse ke tritolin për të bërë bombë me celularë s’është asnjë lloj problemi. Modulet e kondicionerit mund të përdoren fare kollaj. Situata e krimit alarmante është. Nëse është punë e mirëfilltë duhet lavdëruar, nëse janë filiale të marketit Dumani është punë që duhej bërë”.



