Shehi: I kemi votat për fitore në 4 bashki, nëse nuk bashkohemi ia japim gratis Ramës (VIDEO)

Shehi: I kemi votat për fitore në 4 bashki, nëse nuk bashkohemi ia japim gratis Ramës (VIDEO)

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është i bindur se opozita i ka votat për të fituar të paktën katër nga bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme. Por sipas tij, përçarja e vetë PD-së dhe paqartësia me aleatët ka gjasa ta çojë fitoren te maxhoranca. Sipas tij, Basha dhe Berisha duhet të hedhin pas krahëve divergjencat dhe të bashkojnë opozitën në përballje me maxhorancën më 6 mars.

Nuk kam ndërmend të negocioj asgjë. Nuk kemi çfarë të negociojmë. Ne gjykojmë që në politikë edhe ata që janë me pushkë në dorë, ndonjëherë bëjnë armëpushim. Nëse do të vazhdohet me politikën që kemi bërë deri tani, nuk do të ketë asgjë.

Nuk ka nevojë të ulen ata të dy, ulen të tjerët. Pala tjetër ka policët, ka kriminelët etj. Do t'i përdorë. Por nëse atje shkon një njeri i vetëm, Shkodra fitohet, edhe Durrësi fitohet. E kanë marrë politikën sikur është krushqi dhe ankohen për tradhti reciproke. Nuk ka nevojë për sentiment.

Unë jam gati të negocioj me të gjithë. Mirë se të vijnë. Janë 4 bashki, por nëse ka një proces ndarjeje nuk krijohet sinergjia dhe i ka gratis Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy