Gjykata e Gjirokastrës nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke kthyer për rihetim dosjen e ngjarjes së ndodhur në Bularat në tetor të 2018-ës, ku mbeti i vrarë Konstandin Kacifas. Gjykata ka urdhëruar kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore sipas parashikimeve ligjore, ndërsa lidhur me përfundimin e hetimeve të organit të akuzës, banorët e fshatit Bularat janë shprehur për MCN se Kacifas nuk do të kryente në asnjë rast vetëvrasje.



