Kriza në Detin e Kuq bllokon tregtimin e kafesë/ Rritje me 60% e çmimit në krahasim me 2023

Kriza në Detin e Kuq bllokon tregtimin e kafesë/ Rritje me 60% e çmimit në krahasim me 2023

Kriza në Detin e Kuq që po shkakton kaos në transportin detar po ndikon negativisht edhe në tregun e kafesë. 

Bllokimi i mijërave ton kafe të kokrrave robusta, varietetit më të përdorur për kafenë e çastit, po prish rrjedhën normale të tregtisë botërore dhe po rrit çmimin për një prej produkteve kryesore të konsumit të përditshëm.

Sulmet nga luftëtarët Houthi në anijet tregtare në Detin e Kuq kanë ndërprerë një kalim kyç për eksportet e kafesë nga Vietnami, duke detyruar shumë anije mallrash të ndërmarrin rrugë alternative për transportin e kafes.

Importuesit po shmangin blerjet nga prodhuesi  kryesor në Vietnam për shkak të rritjes së kostove të transportit dhe kohës më të gjatë që duhet për mbërritjen e ngarkesave

Kjo ka çuar në një rritje prej gati 60%  të çmimit të kafesë në krahasim me 2023. 

Situata vjen në një kohë kur thatësira ka goditur Azinë Juglindore duke çuar në një zhvendosje të tregut në Brazil.

Sulmet nga militantët Houthi në Jemen mbi anijet në Detin e Kuq kanë çuar në rritje të kostove për importuesit evropianë të kafesë. Sipas analistëve të industrisë, nuk ka gjasa që kostot të kalojnë shpejt te konsumatorët por paraqesin rrezik. Sipas statistikave te reja, për shkak te goditje e tarifat e transportit të mallrave me kontejnerë janë rritur me rreth 150% në rrugën Azi-Evropë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy