Mbyllja e platformës TikTok/ Opozita proteston sot në Tiranë

Mbyllja e platformës TikTok/ Opozita proteston sot në Tiranë

Vendimi i qeverisë për mbylljen e platformës TikTok ka sjellë reagimin e opozitës, e cila kërkoi leje për të organizuar një protestë kundër këtij vendimi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar organizimin e një proteste dhe ka ftuar qytetarët dhe studentët të bashkohen në këtë protestë.

Protesta kombëtare është thirrur nga opozita, e cila ka kërkuar nga policia një leje për një tubim dyorësh, nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Të protestojmë në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë.

Ju kalorës mbrojtës të lirisë së shprehjes, të mblidhemi për të mbrojtur të drejtën tonë!.

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka informuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Për sigurinë e protestës, pritet të jenë të pranishëm rreth 1200 efektivë të policisë, ndërsa forcat RENEA do të jenë në gatishmëri për çdo emergjencë. Efektivët do të jenë të pajisur me maska kundër gazit dhe përgjatë bulevardit do të vendosen kamera për të identifikuar çdo individ që mund të përdorë dhunë.

Një kordoni policie do të vendoset një orë para nisjes së protestës para Kryeministrisë, ndërsa pjesë të tjera të forcave do të qëndrojnë në ambiente të tjera të ndjeshme si Kuvendi, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme.

Për të monitoruar situatën, do të angazhohen edhe agjentë civilë, të cilët do të vëzhgojnë protestuesit, përfshirë ata që mund të kenë marrë pjesë në protestat e mëparshme dhe që janë të njohur për sjellje dhunuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy