
Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, pati zhvillime të reja gjatë ditëve të kaluara.
Sipas dosjes, studimi i fizibilitetit është bërë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe kompanitë e tyre. Vetëm ndërtimi i objektit ka një fryrje në kosto prej 20-25 milionë eurosh. Sipas SPAK 25 milionë € vijnë vetëm nga kjo tarifë.
Lidhur me këtë dosje, politologu Ilir Kalemaj, tha në studion e “MCN live”, se 400 milion € është shuma që po vazhdon të disbursohet për inceneratorin e pa ndërtuar të Tiranës.
Dyshja Mërtiri-Zoto, natyrisht të mbështetur nga strukturat më të larta qeveritare, sepse nuk bëhen ndryshe 17 procedura brenda ditës, arritën të prodhonin këtë skemë gjigandë të korrupsionit që ka gllabëruar qindra milionë €, tani është 400 milion € shuma që mendohet të disbursohet deri më tani, sepse dhe tani që po flasim ajo po disbursohet edhe pse dy persona janë në arrati.
Dhe kemi arritur të Inceneratori i Tiranës, që është akoma më flagrant se ata dy tjerët, sepse kjo akoma nuk është ndërtuar, nuk ekziston.
Ndërkohë sot deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryeamadhi ka prezentuar fakte që sipas saj tregojnë abuzimin e qeverisë me rastin e Inceneratorit të Tiranës, ku firmat e ndërtimit janë detyruar që të paguajnë 60 milionë euro për dherat.
Lidhur me këtë, Kalemaj, thotë se nuk bëhet fjalë vetëm përgjegjësinë ndaj Arbeh Ahmetaj dhe dyshes Zoto-Mërtiri, porse te strukturat më të larta piramidale shtetërore lidhur me këtë aferë korruptive.
Në lidhje me akuzën e re të Kryemadhit, që duhet evidentuar ka qenë pjesa e dherave pranë inceneratorë që duhet ti groposte rreth një landfillimi.
Pra gjithë kjo aferë që përfshin që nga lejet e ndërtimit ka bërë që të kemi edhe këtë lavatrice gjigande të pastrimit të parave që është pikërisht struktura piramidale e ndërtimit me çmime të papërballueshme për shtresën e mesme dhe këdo që synon të aspiron jetë normale këtu.
Nuk është vetëm çështja që një grup i caktuar kanë vjedhur por është çështje se si ky grup ka pasur inspirator, udhëzues, kokë, frymëzues, etj, të strukturave më të larta të piramidë shtetërore dhe natyrisht përgjegjësia nuk mund të vie vetëm mbi Arben Ahmetaj në arrati dhe atyre që janë aktualisht brenda.



