
Njëmbëdhjetë pasagjerë dhe ekuipazh i një linjë ajrore janë shtruar në spital pas turbulencave të forta në një fluturim Delta nga Milano, Itali për në Atlanta, SHBA.
Njoftimin e bëri linja ajrore me bazë në SHBA.
Anëtarët e Ekipit të Kujdesit të Delta po mobilizohen për t’u lidhur me klientët në Fluturimin Delta 175, i cili përjetoi turbulenca të forta përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Atlanta.
Prioriteti ynë është të kujdesemi për klientët dhe ekuipazhin tanë që kanë pësuar lëndime.
Është e paqartë se sa nga 151 pasagjerët dhe 14 personat e ekuipazhit u plagosën, përveç 11 të dërguarve në spital, ose sa është shkalla e lëndimeve për ata të shtruar në spital.



